Anibar organizon shfaqjen e filimi 'Dorëzimi i Shkodrës'

Pejë, 25 nëntor - Anibar në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit mbështetur nga Ministria e Kulturës në Shqipëri dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë organizon në Kinemanë "Jusuf Gervalla" ngjarjen Cine Koncert: Dorëzimi i Shkodrës.
Pas një përformance filmike dhe muzikore me premierën e parë të shfaqur në Tiranë, dhe pas reprizës në vendin e Lindjes (Shkodër) ku edhe u filmua, filmi ‘Dorzimi i Shkodrës’ vjen edhe në Pejë.
Bukuri të rralla filmike të xhiruara gjatë viteve 1911 deri në vitet 1927 që gërshetohen nga performanca live e muzikës së kompozuar dhe luajtur nga Adorel Haxhiaj në cello dhe Ardit Stafai në oud.
Premiera e filmit ‘Dorzimi i Shkodrës’ në Kosovë bëhet sot në Kinemanë Jusuf Gërvalla në Pejë si pjesë e aktiviteteve të kalendarit të përbashkët kulturor të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ngjarja është e mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë dhe Ministria e Kulturës së Shqipërisë.