29 Prill 2024

Angelina Jolie,viziton viktimat e përmbytjeve në Pakistan

Islamabad, 8 shtator - Aktorja amerikane Angelina Jolie mbërriti sot në Pakistan në cilësinë e ambasadores së vullnetit të mirë të UNHCR-së, për t'i vizituar viktimat nga përmbytjet në këtë vend.

Kjo është vizita e katërt e aktores 34 vjeçare në Pakistan prej vitit 2001, kur u zgjodh ambasadore e vullnetit të mirë.

Javën e kaluar, aktorja xhiroi një video mesazh drejtuar opinionit botëror me kërkesë që të angazhohet më shumë për të ndihmuar viktimat e katastrofës, të cilën kreu i OKB-së, Ban Ki-mun, e quajti "cunami i ngadaltë".