06 Maj 2024

Angelina Jolie pret binjakë

Los Angelos, 3 shkurt - Sipas revistës ‘OK!’ Angelina Jolie është shtatzënë dhe po pret sërish binjakë.

Revista mbështetet tek të zakonshmit “miq të afërm” të çiftit të cilët janë shprehur se bashkëshortja e Brad Pitt do të shtojë familjen prej 6 fëmijësh (3 biologjikë dhe 3 të adoptuar) me 2 të tjerë.

“Angelina lajmin ia ka dhënë vetëm një grupi të vogël personash dhe nuk dëshiron që ta bëjë zyrtar që tani”, shprehen burimet e ‘OK!’.

Gjithashtu këto burime anonime japin edhe detaje mbi dekorimin e dhomës së të vegjëlve: “Do të mbizotërojë ngjyra e bardhë.”

Për momentin Angelina Jolie “vërdalliset” nëpër tapete të kuq në gjithë botën pa asnjë shenjë shtatzanie, por nëse lajmi është i vërtetë aktores do t’i duhet që shumë shpejt ta bëjë publik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)