Angelina Jolie në bisedime për një film të ri

Londër, 4 qershor - Nëna e gjashtë fëmijëve, aktorja Angelina Jolie, ka zbuluar se ajo është në bisedime që të luaj në një film të ri për Kleopatrën, dhe e ndjen se ky rol mund të jetë ideal për të.
Duke folur në një intervistë për BBC Radio 5 Live, Jolie sqaroi: ,,Ne jemi duke punuar për këtë. Ka pasur shumë ide nga regjisor të ndryshëm dhe shumë diskutime. Është dicka që të bënë të ndihesh mirë, ndoshta ky është një rol në të cilin mund të japësh shumë dhe pas kësaj do të përfundosh diçka", shtoi ajo.
Edhepse adhuruesit e saj do të pikëlloheshin po të dëgjonin se ajo do ti thoshte lamtumirë aktrimit, Jolie kohëve të fundit ka pranuar se ajo është bërë aktore vetëm pasi që nëna e saj e ndjerë ka dëshiruar ashtu dhe ka thënë se ajo është më shumë e pasionuar pas regjisë dhe punës bamirëse.