21 Prill 2025

Angelina Jolie ka vetëm 3 vite jetë

Los Angeles, 18 shtator - Mediat e huaja bëjnë me dije se Angelina Jolie është duke projektuar kohën, për ta shfrytëzuar maksimalisht atë, pasi i kanë mbetur edhe pak vite jetë.

“Angelina Jolie në mënyrë sekrete ka bërë një “listë” të qëllimeve që do të realizojë para se të vdesë”, ka shkruar National Enquirer.

“Angelina Jolie është e shqetësuar se ajo ka edhe më pak se tre vite jetë. Ajo po përpiqet t’i realizojë projektet e saj para se të vdesë”, shkruan revista amerikane “Globe”

38-vjeçarja, Jolie mendon se do ketë fatin e disa prej grave të fisit të saj, që vdiqën të reja nga kanceri i gjirit.

Jolie, së fundmi iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë (hoqi të dy gjinjtë), për të minimizuar rrezikun e kancerit të gjirit dhe planifikon të bëjë ndërhyrje shtesë për shkak të rrezikut të lartë për kancer të vezorëve, por ajo ende është e bindur se nuk do të jetojë gjatë.

“Angelina përpiqet ta jetojë jetën në mënyrë maksimale, pasi ajo mendon se nuk ka edhe shumë kohë të mbetur”.

“Ajo do të bëjë gjithçka që mundet për ta zgjatur jetën e saj, por vërtet besoj se ajo nuk do të arrijë as në mes të të dyzetave”, ka thënë burimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)