30 Prill 2024

Angelina Jolie i blen dhurat fantastike Brad Pitt-it

Hollywood, 6 janar - Angelina Jolie i ka bërë një dhuratë vërtet të veçantë bashkëshortit të saj Brad Pitt.

‘Daily Mail’ bën të ditur se aktorja e famshme ka blerë një ujëvarë në një zonë rurale të Kalifornisë me rastin e ditëlindjes së Pitt dhe me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Aktori 48-vjeçar do të ndërtojë një shtëpi në këtë vend duke u frymëzuar nga arkitekti amerikan Frank Lloyd Wright, një gjeni që ndërton vendbanime në natyrë.

“Angelina donte t’i blinte diçka të veçantë partnerit dhe duke ditur se ai ka pasion arkitekturën dhe i pëlqen natyra, ajo bleu këtë zonë me ujëvarë”, tha një burim për ‘Daily Mail’.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë gjashtë fëmijë së bashku, 3 prej të cilëve të adoptuar.