10 Maj 2024

Angelina Jolie do të rikthehet para kamerës si aktore

Hollywood, 15 shkurt - Angelina Jolie, pas eksperiencës si regjisore në filmin ‘In the Land of Blood and Honey’ do të rikthehet para kamerës si aktore.

Roli i saj i ardhshëm do të jetë në një film të studios ‘Disney Pictures’ ku do të interpretojë shtrigën e përrallës Bukuroshja e fjetur.

“Do të interpretoj në një film që mund të shohin edhe fëmijët e mi”, ka thënë aktorja gjatë një konference shtypi në festivalin e filmit të Berlinit për prezantimin e filmit ‘In the Land of Blood and Honey’.

Sipas sitit ‘cinemablend’, filmi i Disney-t parashikohet për vitin 2015 dhe regjisori do të jetë Robert Stromberg.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)