21 Prill 2025

Anastacia diagnostifikohet me tumor në gji

Los Angeles, 28 shkurt - “Ndihem keq sepse po zhgënjej të gjithë fansat e mi që ishin në pritje të turit “It’s a man’s world”. Më thyhet zemra vetë ta mendoj”.

Janë këto fjalët e shkruara në orët e fundit në Facebook nga këngëtarja Anastacia, pasi testet mjekësore i diagnostikuan asaj tumor në gji.

Pasi e mposhti këtë sëmundje 10 vjet më parë, artistja amerikane detyrohet tani të anulojë të gjitha datat e turit të saj botëror. Tani Anastacia mendon vetëm për shëndetin dhe kërkon që të respektohet privatësia.

“Ajo ishte entuziaste për turin e ardhshëm evropian, që do të niste më 6 prill në Londër”, thuhet në një komunikatë të shkruar nga stafi i këngëtares.

Por pavarësisht kësaj, ajo do të vazhdojë të shkruajë dhe regjistrojë këngët e albumit të ri dhe shpreson të programojë një tur sa më shpejt të jetë e mundur.

“Tani më shumë se kurrë ajo është e vendosur të praktikojë moton e saj: Mos e lejo kancerin të marrë aftësitë e tua më të mira”, thuhet më tej në komunikatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)