04 Maj 2024

Alyssa Campanella, fituesja e çmimit “Miss Amerika”

Las Vegas, 20 qershor - Alyssa Campanella, 21 vjeçarja që përfaqësonte Kaliforninë në kompeticionin amerikan të bukurisë, është shpallur “Miss Amerika”. Aktiviteti i përvitshëm i bukurisë është zhvilluar në Las Vegas të shtunën.

21-vjeçarja, modele në kohë të plotë, ka lindur dhe është rritur në Neë Jersey, vend të cilin ajo e përfaqësoi në garën për konkursin e miseve adoleshente të Shteteve të Bashkuara në 2007-ën.

Ajo konsiderohej si një nga favoritet e konkursit të këtij viti nga bukuroshet e tjera dhe nga ekspertët.

Gjithashtu ajo do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në konkursin “Miss Univers” që do të mbahet në Sao Paulo, Brazil, në 12 shtator.

Campanella u kurorëzua nga misi paraardhës i Amerikës, Rima Fakih, një myslimane e lindur në Liban, e cila ishte arabo-amerikania e parë që e fitoi këtë titull. Në konkurs morën pjesë përfaqësueset e 50 shteteve dhe rajoni i Kolumbisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)