06 Maj 2024

Altuna Sejdiu i gëzohet beqarisë, harbon me….femra

Shkup, 14 gusht - Ndërsa kënga e saj “Dysheme” është kthyer në një hit në diskotekat shqiptare, Tuna po rijeton më së miri beqarinë e saj të dytë. Kjo është e para verë që e gjen pa dikë në krah këngëtaren seksi, e cila gjithmonë verës ka ofruar fotografi nëpër plazhe të ndryshme me të dashurit e saj.

Më i fundit, ish-bashkëshorti Rilind Reka. Fotot që ju sjellim sot janë publikuar nga vetë këngëtarja në profilin e saj në Facebook. Si gjithmonë Tuna ka rënë në sy për stilin dhe veshjet e saj moderne. Edhe në këtë rast rrobat e saj të plazhit janë pikërisht tendencat e kësaj vere.
Në njërën prej fotove, ku Tuna shfaqet duke goditur me armë-lodër flokët e saj duken sikur ka dalë nga salloni I bukurisë, ndërsa në tjetrën shfaqet me disa miq pas zhytjeve në det. Në foton e fundit, Tuna është me mikeshën e saj, kolegen Genta Ismajli, me të cilën kanë pozuar në mënyrë mjaft seksi. Ajo që bie në sy është fakti se Tuna qëkurse është ndarë nga ish-bashkëshorti i saj shfaqet mjaft e hareshme, shkruan Mapo.

Ndërsa vetë kishte pohuar gjatë dimrit që lamë pas se kishte kaluar një periudhë të keqe gati depresive në Kosovë. Por ndarja nga Rilindi duket se e ka sjellë atë në formën e saj më të mirë. Gëzimi, relaksi dhe energjitë pozitive duket se kanë mbushur prej pak kohësh këngëtaren e hiteve, të preferuar në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë. Para disa javësh Tuna solli një set tjetër fotografik mjaft të nxehtë me koleget e saj në plazhet e Turqisë. Gjëra këto që dëshmojnë se Tuna Sejdiu po përjeton një fazë të bukur të jetës së saj

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)