04 Maj 2024

Alicia Silverstone pret fëmijën e saj të parë

Hollywood, 17 janar - Aktorja Alicia Silverstone do të bëhet nënë për herë të parë.

Lajmin e bëri të ditur përfaqësuesi i saj për revistën ‘People’.

34-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj Christopher Jarecki, 40-vjeçar, u martuan pas tetë vitesh fejesë në vitin 2005.

‘Kam që në moshën 2-vjeçare që pres të bëhem nënë. Jam e destinuar për këtë rol”, deklaroi Silverstone në një intervistë në prill të vitit të kaluar.

Silverstone ka qenë protagoniste në filmin ‘Batman & Robin’, ku interpretonte personazhin e ‘Batgirl’.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)