04 Maj 2024

Aldridge, ylli i ri i modës botërore

Los Angelos, 11 janar - Emri i saj është Lily Aldridge dhe ajo po rritet me shpejtësi, për t’u shndërruar në yllin e ri të modës botërore. Modelja 25-vjeçare është shndërruar në suksesin e fundit të Victoria Secret.

Amerikania është duke errësuar me famën e saj dhe koleget shumë të famshme si Adriana Lima, Alessandra Ambrosio apo Rosie Huntington-Whiteley.

Aldridge është aktualisht duke pozuar për linjën e re të veshjeve të plazhit në St.Barts, Karaibe dhe ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithë plazhit me linjat e saj të jashtëzakonshme.

E lindur në Los Angelos, Lily ka qenë e punësuar më parë nga Levi e JCrew, përpara se të lidhte kontratën e jetës së saj me Victoria Secret gjatë vitit 2009. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)