09 Maj 2024

Albumi më i shitur “21” i këngëtares Adele

New York, 12 shkurt - Dy javët e para të muajit shkurt patën disa ngjarje kulturore në Shtetet e Bashkuara.  Ndonëse Tim McGraww ka hyrë fuqishëm në treg me albumin e tij “Emotional Traffic” duke shënuar 68 mijë albume të shitur që në javën e parë, britanikja Adele mbetet ende e pakonkurrueshme duke shitur rreth 116 kopje brenda këtyre dy javësh të albumit “21”.

Ylli i muzikës kantri Tim McGraw renditet i pari përsa i përket shitjeve të albumeve në javën e parë  të këtij muaji.  Ai ka shitur rreth 68 mijë kopje të albumit të tij “Emotional Traffick” që në javën e parë që ai u hodh në treg.

Por ndërsa ai kryeson javën nuk ka arritur të shkëputet nga vendi i dytë, pasi Adele me albumin 21 sërish kryeson klasifikimet muzikore me albumin më të shitur për momentin.

Sipas klasifikimeve të regjistruara nga Nielsen SoundScan, albumi “21” i Adelës është shitur në rreth 116 mijë kopje gjatë javës së parë të shkurtit duke e mbajtur atë në krye të klasifikimeve muzikore për 18 javë rresht.

Në 10 albumet e tjera më të shitura në dy javët e para të shkurtit janë Lamb of God’s “Resolution” në vend të tretë, si dhe “2012 Grammy Nominees” në vend të 4.

Në 10 shkurt, Fondacioni Kujdesi për muzikësn nderoi me çmim  Paul McCartneyn, 14 herë fitues të çmimeve Grammy.  Të ftuar në ceremoni ishin disa prej emrave më të njohur të muzikës si Diana Krall, Tony Bennett, Coldplay, Alicia Keys, Katy Perry.

Të ardhurat e këtij organizimi shkojnë për të ndihmuar financiarisht muzikantët në vështirësi  ose duke iu ofruar atyre që kanë nevojë për ndihmë mjekësore apo që po kalojnë situata jo të mira personale.

Këngëtarja dhe krijuesja e këngëve rrok Sheryl Crow feston 49 vjetorin e lindjes. E lindur në Misuri ajo u zhvendos në Los Angelos në vitet 1986 dhe nisi karierrën e saj si këngëtare shoqëruese e Michael Jacksonit me turin “Bad”.

Albumi i parë i Sheryl Crow me titull  “Tuesday night music club” u hodh n treg në vitin 1993. Albumi i dytë i saj me titull “Sheryl Crow”  u publikua në vitin 1996. 

Në albumin e vitit 2002 me titull  “C’mon, C’mon” ajo ka bashkëpunuar me artistë të mirënjohur si Don Henley, Stevie Nicks, Lenny Kravitz dhe Natalie Maines.

Në vitin 2005 ajo fitoi çmimin Grammy për albumin me titull “Wildflower” për albumin më të mirë të muzikës Pop.  Sheryl Crow ka marrë pjesë në shumë organizime për çështje humanitare si për uraganin Katrina ashtu edhe për tërmetin në Haiti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)