Albumi i ri i Paul McCartney

New York, 29 gusht - Sir Paul McCartney ka bërë të ditur disa detaje nga albumi i tij i ri dhe ka thënë për BBC se një nga këngët e këtij albumi titullohet New.
Është këngë që ngjit, këngë vere, këngë dashurie. Mendoj se njerëzit do e kuptojnë menjëherë që është një nga këngët e mia, tha ish-pjesëtari i Beatles.
Albumi që ende nuk e ka një titull do të dalë në treg më 14 tetor dhe do të jetë i pari i këngëtarit që nga viti 2007.
Ky album do të përmbajë 12 këngë, për të cilat ka punuar me producentët Paul Epworth dhe Mark Ronson