28 Prill 2024

Albumi i Gagas më i shituri i vitit 2010

New York, 29 dhjetor - Lady Gaga ka falënderuar fansat e saj që e kanë bërë “The Fame Monster”, albumin më të shitur të vitit 2010.

Sipas United World Chart, albumi i ri i Gagas, një version i “riambalazhuar” i albumit të mëparshëm “The Fame”, ku janë përfshirë edhe tetë këngë te tjera, është shitur në 5.8 milionë kopje.

Vendin e dytë e zuri Eminem me albumin “Recovery”, i cili është shitur me 5.7 milionë kopje, ndërkaq idhulli i të rinjve, Justin Bieber, u rendit i treti me 5.6 milionë kopje të shitura të albumit “My Worlds”.

Njëzet albumet më të shitura të vitit 2010:
1. Lady Gaga - The Fame (Monster) - 5.8 milionë kopje
2. Eminem - Recovery - 5.7 milionë kopje
3. Justin Bieber - My Worlds - 5.6 milionë kopje
4. Lady Antebellum - Need You Now - 3.6 milionë kopje
5. Taylor Swift - Speak Now - 3.5 milionë kopje
6. Susan Boyle - The Gift - 3.0 milionë kopje
7. Black Eyed Peas - The E.N.D. - 3.0 milionë kopje
8. Michael Buble - Crazy Love - 3.0 milionë kopje
9. Sade - Soldier Of Love - 2.3 milionë kopje
10. Alicia Keys - The Element Of Freedom - 2.3 milionë kopje
11. Katy Perry - Teenage Dream - 2.2 milionë kopje
12. Take That - Progress - 2.2 milionë kopje
13. Susan Boyle - I Dreamed a Dream - 2.1 milionë kopje
14. Kesha - Animal - 2.1 milionë kopje
15. Rihanna - Loud - 2.0 milionë kopje
16. Mumford and Sons - Sigh No More - 1.8 milionë kopje
17. Kings Of Leon - Come Around Sundown - 1.7 milionë kopje
18. Bon Jovi - Greatest Hits - 1.7 milionë kopje
19. Usher - Raymond V Raymond - 1.7 milionë kopje
20. Linkin Park - A Thousand Suns - 1.7 milionë kopje

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)