Albaniada ndan 60 medalje per garuesit ne 20 disiplina


Prishtinë, 16 shtator - Gjatë dy ditëve sa zgjati Albaniada, fundjaven qe shkoi ne fshatin Kukaj u zhvilluan 20 gara dhe u ndan gjithsej 60 medalje, 20 prej tyre te arta, 20 te argjendta dhe 20 te bronzta.
Gjithashtu u prezantuan edhe disa lojra te tjera nga ansamblet, te cilat nuk kishin karakter garues, por vetem prezantues sic ishin: Kapuqa, Kut e Kliçkë, Guxhas, top-n-kal etj.
Gjate ditës se pare u zhvilluan sportet ne këto 11 disiplina: Thymje (rrëzim) e duarve, Vrapim me thes, Thyerja (rrëzim) e këmbëve, Rrasash , Marrja e shamisë,Tërheqja e Litarit, Gurapesh me dy duar anash, Gurapesh mrapa, dhe Gurapesh me nje krah.
Ndërkaq fitues me medalje te arte, ne këto disiplina ishin: Arbesa Xhemajli, Naser Qorraj, Agon Nikçi, Beqir Qerimi, Mergim Gërbeshi, Aridona Qerimi, Shpëtim Zogjani, Rugova, Kapllan Nikqi.
Me medalje te argjend jane shpërblyer: Floriana Seferi, Avdush Shkodra, Bujar Lajçi, Labinot Osaj, Drilon Aruçi , Antigona Beqiri, Shpëtim Zeqiraj, Ekipa Drenica, Xhelil Xhemshiti, Kujtim Qorraj, Berat Bobaj.
Dhe me medalje te bronzte ne keto kategori fitues janë: Edisona Koca, Kujtim Qorraj, Bledian Geci, Bujar Lajçi, Faton Krasniqi, Migena Koca, Shpëtim Kalaja, Ekipa Etonologjia, Lendrit Xhemshiti Xhelil Xhemshti, Hetem Berisha.
Ndërsa 9 disiplinat qe u zhvilluan diten e dyte ne kuades te albaniades jane: Kërcim Pup, Kërcim me Vrapim, Kërcim me 3 hapa, Vrapim Kaligjuk, Vrapim mbi shtiza Kalingala, Mundje, Hedhja e Llastarit, Kërcim së larti, Kamkaqel.
Ata qe u shpërblyen me medalje te arte ne keto disiplina janë: Gazmend Halimi , Gazmend Halimi, Liridon Xhemshiti, Ansambli Rugova, Agon Nikqi, Labinot Osaj, Kapllan Nikqi, Gazmend Halimi, Valmir Vitia.
Te shpërblyerit me medalje te argjend ne keto kategori jane: Agron Sheremeti, Berat Babaj, Agon Nikqi, Kukaj, Ernest Selimaj, Gazmend Halimi, Shaban Demaj, Gazmend Halimi, Agon Nikqi
Gjithashtu me medalje te bronzte jane shpërblyer keta garues: Fatos Dili (Klan Kosova), Jehon Osmanaj, Fatlum Xhemshiti, Skenderaj, lir Duli, Labinot Xhemshiti, Valmir Latifi, Milaim Xhemshiti, Jehon Osmanaj
Ne hapje te Albaniades ishte edhe Ministri i Kultures, z. Memli Krasniqi, i cili u shpreh i gatshem qe edhe ne te ardhmen do ta përkrah ketë eveniment kaq domethënës për kulturën tone.
Ai ne nje fjalim te tij ne hapje u shpreh Eshte qellimi yne dhe objektivi yne qe ne vitet e ardhshme te Albaniades te kete edhe me shume sporte dhe lojëra, te kete edhe me shuem pjesemarres deh ekipedhe qe tradita jone dhe sportet dhe sportet dhe lojërat tradicionale te perfaqesohen ketu edhe nga nje numer me i madh i rajoneve te trojeve shqiptare, duke kaluar Kosoven, duke perfshire edhe rajonet tjera kudo ku frymojne dhe kane frymuar per shekuj me radhe shqiptaret, pra pjesetaret e kombit tone.
Sa i përket përmbylljes së Albaniades organizatoret u shprehen shume te kënaqur me mbarëvajtjen e këtij evenimenti.
Z. Ekrem Tahiri organizatori i Albaniades u shpreh edicioni i dyte i Albaniades shkoi pikerisht ashtu siq e kshim planifikuar dhe shpresuar. Kishim nje numer mjaft te madh garuesish dhe nje numer mjaft te madh ne publik qe kishin ardhe per ti percjell garat.
Albaniada gradualisht po e merr formen e vet dhe vitin a ardhshem perveq qe do te kemi nje numer me te madh te disiplinave ne te cilat do te garohet, shpresojme te kemi edhe me shume njerez te interesuar dhe me shume perkrahje, qe niveli i Albaniades te jete ashtu sic besojme e meriton te jete.
Gjithashtu synimi yne eshte qe pjesemarrja ne Albaniade duke fillu qe nga viti qe vjen te jete i perbere edhe me pjesemarres nga shume treva shqiptare edhe jasht Kosove.
Albaniada 3, eshte planifikuar te mbahet ne fillim te muajit gusht 2014.