21 Prill 2025

Albana i thotë "Zemër ciaooo"

Bernë, 26 prill -  Këngëtarja Albana Azizi, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, pas këngës së suksesshme "Kalle sonte", para pak ditësh ka ardhur në tregun muzikor me vidoeklipin e këngës më të re "Zemër ciaooo".
Në këngën, e cila është punuar nga “Genton Studio”, ndërsa videoklipi nga “Video Art”, mysafir special është vëllai e saj DJ Franklyn.

Deri më tani këngëtarja Albana Azizi ka treguar suksese edhe në moderim. Ajo ishte e ftuar ta moderonte Festivalin muzikor të kulturave të ndryshme botërore.

Ajo doli e suksesshme në prezantimin në tri gjuhë të huaja botërore (Gjermanisht, Anglisht dhe Frëngjisht).


Albana ka bërë me dije se është ftuar në Zvicër që të moderonte edhe në disa manifestime tjera.

Përveç këngëve solo, këngëtarja Azizi ka treguar se e ka në plan të vijë edhe me bashkëpunime, mirëpo nuk ka dashur t’i bëj publike. “E kam edhe një bashkëpunim, i cili nuk e di saktë se kur do të lansohet. E meqë ende jam në proces të punës, nuk do të doja që të zbuloj më shumë. Më mirë le të mbetet befasi për publikun”, ka thënë ajo.

Këngëtarja e re, përveçse komentohet mirë për këngët e projektet e reja, një vend të veçantë zë edhe paraqitja e saj gjithmonë me stil.
 
Ajo nuk preferon të flas për jetën private, sepse më shumë pëlqen që të merren me punën e saj profesionale.

“Nuk preferoj të flas për jetën private. Më pëlqen më shumë të flas për planet dhe punën time rreth këngëve. Pastaj herët është të flas për këtë sferë”, ka thënë për fund Albana, e cila ka bërë me dije se sezoni veror e pret më të përgatitur se kurrë. (Epoka e re, Adifete BELA)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)