Afërdita Paqarada lanson linjën e re Aphrodite couture

Prishtinë, 15 dhjetor - E diplomuar në degën e dizajnit të Modës  në Londër më 1995, Afërdita Paqarada prezenton  me Aphrodite-couture veshje  tejet elegante e shumë komode për gruan bashkëkohore.
Një grua e cila përballet me sfida të vështira të jetës, lufton e triumfon  mbi to, pa hequr dorë nga feminiteti.
Jeta nuk është e mëndafshtë. Fustanet tona po! si dhe Mbijeto. Hijshëm! janë motot e një defileje që synon të sensibilizojë për diagnostikimin dhe mjekimin në kohë të kancerit tek femrat. 
Duke qenë ajo vet  e mbijetuar nga sëmundja, Paqarada sjell fustane të mrekullueshëm dhe mesazhe të forta.
 Mesazhe të cilat mbështeten nga gra të bukura e të fuqishme të jetës publike. Të shtunën do të shihni të sfilojnë  te gjitha  ish misset shqipëtare në një ngjarje si kurrë më parë në Prishtinë.   
Ato jane :        Diellza Kolgeci ,Agnesa Vuthaj, Armina Mevlani, Aurela Hoxha, Amer nis Nokshiqi, Suada Sherifaj, Aurela Hoxha, Njomza Rozhaja, Franceska Korance, Donella Lena 
















