Adriana Lima ndahet nga serbi

Brazil, 3 maj - Modelja braziliane e Victoria\'s Secret, Adriana Lima dhe basketbollisti serb Marko Jariç kanë vendosur të ndahen pas 5 vitesh martese.
Pasi kemi diskutuar gjatë, kemi vendosur të ndahemi nga martesa jonë 5 vjeçare, ishte shkruar në deklaratën e tyre të përbashkët të publikuar në revistën People.
Jemi të lumtur që jemi prindër të 2 vajzave të mrekullueshme për të cilat do të ndajmë kujdestarinë. Tani po nis një kapitull i ri për të gjithë anëtarët e familjes sonë
Adriana Lima dhe ish-basketbollisti Marko Jariç u njohën në vitin 2006 në Los Angeles dhe u martuan 3 vite më vonë në ditën e Shën Valentinit.