29 Prill 2024

Adele kërkon të dobësohet

Los Angelos, 19 mars - Adele humbi shumë në peshë disa muaj më parë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në kordat vokale, por duket se këngëtarja britanike do të vazhdojë të dobësohet.

23-vjeçarja ka vendosur të ndryshojë stilin e saj të jetesës për shkak të problemeve me shëndetin që ka pasur në vitin e kaluar. Pasi është detyruar të lërë duhanin për të shpëtuar zërin, tashmë Adele ka vendosur që të kujdeset më shumë për shëndetin në të gjitha aspektet.

Ajo ka filluar stërvitjen me një trajner personal dy herë në javë. Një burim tha për ‘The Sun’: “Adele ka më shumë energji tani që ka lënë duhanin. Ka vendosur të bëjë një jetë të shëndetshme dhe është në gjysmën e rrugës për të arritur qëllimin.”

Adele nuk po e bën këtë ndryshim për dobësim të mëtejshëm sepse këngëtarja gjithmonë është shprehur se synimi i saj nuk është të duket si modelet e kopertinave, por të kënaqë publikun me këngët dhe zërin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)