16 Maj 2024

Adele, këngëtarja më e pasur në Britaninë e Madhe

Londër, 12 prill - Adele është bërë këngëtarja e re më e pasur në Mbretërinë e Bashkuar, me një pasuri që vlerësohet në 20 milionë stërlina.

Vitin e kaluar, “Sunday Times” e vlerësonte pasurinë e saj në 6 milionë, por shitjet masive të albumit të saj 21 e kanë ndihmuar këngëtaren të fitojë edhe 14 milionë të tjerë në 12 muajt e fundit.

Adele ka mundur kështu yje të tjera në moshë të re si Cheryl Cole dhe Leona Lewis, me nga 12 milionë stërlina secila, si dhe JSL e Jessie J.

Vetëm dy në listën e 10 këngëtarëve më të pasur janë meshkuj, Craig David dhe Paolo Nutini që renditen të gjashtët, me nga 8 milionë paund secili.

Pjesa tjetër e top-listës dominohet nga gratë, mes të cilave figurojnë Charlotte Church, Florence Welch dhe Lily Allen, respektivisht me nga 8, 7 dhe 6 milionë.

Ndërkohë, aktori Daniel Radcliffe mbetet aktori më i pasur under-30. Filmi i tij i fundit “Gruaja me të zeza” e ka ndihmuar atë të rrisë pasurinë e tij nga 48 në 54 milionë paund.

Top-lista e këngëtarëve:

1. Adele - £20m

2. =Cheryl Cole - £12m

2. =Leona Lewis - £12m

2. =Katie Melua - £12m

5. Joss Stone - £10m

6. =Charlotte Church - £8m

6. =Craig David - £8m

6. =Paolo Nutini - £8m

9. Florence Welch - £7m

10. =Lily Allen - £6m

10. =Natasha Bedingfield - £6m

10. =Duffy - £6m

Top-lista e aktorëve:

1. Daniel Radcliffe - £54m

2. Robert Pattinson - £40m

3. Keira Knightley - £30m

4. Kiera Chaplin - £28m

5. Emma Watson - £26m

6. Rupert Grint - £24m

7. Lily Cole - £8m

8. =Sarah Harding - £5m

8. =Rosie Huntington-Whiteley - £5m

8. =Kimberley Walsh - £5m 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)