05 Maj 2025

AAK: Qeverisja aktuale e degradoi tmerrshëm jetën artistike

Prishtinë, 27 mars - Në Ditën Botërore të Teatrit, Departamenti për Kulturë në AAK shprehë shqetësimin për gjendjen e teatrit në Kosovë.

AAK duke vlerësuar dhe analizuar zhvillimet kulturore të viteve të fundit, e veçmas ato teatrore nën qeverisjen e PDK-së, konstaton se jeta teatrore në Kosovë është më e varfëruar dhe më e degraduar se asnjëherë më pare, mungon mbështetja e duhur nga MKRS-ja, teatrat e qyteteve janë lënë në varësi të komunave dhe nuk po arrijnë ta realizojnë programin e vet, kështu që Kosova në vitin e fundit ka shënuar “rekord” të varfërisë në produksionin teatror.

Për fat të keq, MKRS gjatë gjithë këtyre viteve ka vazhduar ndërhyrjet në menaxhimin dhe në politikat artistike të Teatrit Kombëtar. Shkarkimet dhe emërimet e Këshillit Drejtues janë bërë vetëm sa për të plotësuar ambiciet dhe interesat e MKRS-së dhe Ministrit Krasniqi për të ushruar edhe më shumë kontroll mbi TKK-në.

Tashmë është i njohur dhe i pranuar fakti se TKK është në krizën më të madhe menaxhuese dhe artistike që nga paslufta. Kësaj krize i ka kontribuar MKRS me mungesë politikash për të përkrahur TKK-në dhe, njëkohësisht, për të mos cënuar pavarësinë e saj artistike.

Konkursi i këtyre ditëve për Drejtor të Përgjithshëm të TKK-së vetëm sa e forcon edhe më shumë farsën tragji-komike të këtij procesi, ku kandidati i preferuar i kësaj garniture qeveritare për drejtor të TKK-së është lansuar dhe qarkulluar në opinion dhe nëpër qarqet e artisteve tash e saj muaj, prandaj gjithë këtij procesi i vjen era orkestrim dhe degradim i skajshëm.

 AAK me keqardhje konstaton se kjo Ditë Botërore e Teatrit i gjen artistët teatrorë të vendit tonë me dinjitet të nëpërkëmbur, të papërkrahur dhe të ndikuar nga politikat ditore të qeverisë aktuale, prandaj AAK zotohet se me qeverisjen e saj zhvillimet teatrore në vendin tonë do të jenë më frytdhënëse dhe se artistët e teatrit do ta kenë dinjitetin dhe respektin e merituar.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)