22 Prill 2025

AAK: Keqpërdoret buxheti me shtëpinë e baletit

Prishtinë, 19 janar - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vlerësuar se projekti i shtepise së operës dhe baletit, është shndërru në një storje shpërdorimi të mjeteve të buxhetit të Kosovës.

Departamenti për Planifikim, Mjedis dhe Kulturë pranë AAK-së thekson se gjatë drejtimit të Ministrisë së Kulturës nga LDK-ja, vetëm për projektin e kësaj shtepie, janë dhënë 880 mijë euro, dhe projekti ka mbetur veç në letër.

\"Zotimi i fundit i Ministrisë së Kulturës, që të rinisë këtë projekt nga e para, duke dhënë edhe 450 mijë euro të tjera, edhe këto vetëm për papirologji, janë shpërdorimi i radhës që bëhët me këtë projekt\".

Shtëpia e Operës dhe Baletit “Ibrahim Rugova” ka plot dhjetë vjet që është bërë storja më jo normale në sferën e infrstrukturës kulturore të Prishtinës.

\"AAK, shpenzimet rreth këtij projekti, i konsideron keqpërdorim te financave publike si dhe zvarritje të procesit me qellim të përftimit në kohë, sepse për këtë projekt deri me tani janë shpenzuar 880 mije euro te cilat tani hedhen poshtë\", thekson Departamenti për Planifikim, Mjedis dhe Kulturë pranë AAK-së.

Përkundër zotimeve të vazhdueshme të LDK-së, se prioriteti i saj do të jetë ndërtimi I objektit të Operës dhe Baletit “ Ibrahim Rugova”, këto zotime mbeten vetëm premtime, sepse  sot edhe pas një dekade të nisjes se këtij projekti, procesi është kthyer ne piken zero.

Zvarritja e këtij procesi do t’i kushtojë komunitetit artistik në përgjithësi , e sidomos Institucioneve kulturore, të cilat nuk kanë as kushtet minimale për realizimin e detyrave tëveta.

AAK konsideron se institucionet më të larta kulturore në vend edhe 17 vjet pas luftës, punojnë në kushte të mjerueshme.

 Filharmonia e Kosovës është ende pa një sallë që i plotëson kushtet për mbajtjen e ushtrimeve, ndërkohe qe koncertet i mbanë në salla të papërshtatshme, ndërsa Trupa e  Baletit të Kosovës ende ushtron ne lagështinë e bodrumit të objektit të Teatrit Kombëtar të Kosovës .

\"Edhe pse këtë vit MKRS ka paraparë të investoj 450 mijë euro për studimin e fizibilitetit dhe hartimin e projektit te ri te objektit te Operës dhe baletit, AAK  këtë proces nuk e shef aspak serioz, për faktin që MKRS në fillim të vitit 2015 kishte paralajmëruar hapjen e  konkursin për projekt të ri, dhe  përveç që kishte zvogëluar buxhetin për 300 mije euro me rishikim për vitin 2015, edhe 200 mijë eurot e mbetura nuk i shfrytëzoi fare\", thekson AAK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)