21 Prill 2025

80 kreacione të Koleksionit pranverë verë të Vjollca Llapashticës

Prishtinë, 24 mars - Disenjatorja Vjollca Llapashtica, ka përgatitë Koleksioni pranverë-verë 2017, me mbi 80 kreacione-fustane shumë elegante, vello unike dhe fustane për femra nën moshën 15 vjeçare.

Ngjyrat verore dhe të lehta janë ngjyrat që i bartnin shumica e fustaneve por ka edhe ngjyra të tjera që e bëjnë thyerjen e tyre, por veçantia e këtij koleksioni janë edhe vellot teje të bukura dhe të punuar me material deri në 400 metra.

Disenjatorja Llapashtica ka thënë se; vellon e përgatiti me gjithë shpirtë, sepse vello vishet  me një eveniment të veçantë, në dasem, e dasma behët vetëm një herë në jetë për atë qift, ndërsa fustane janë punuar në atë mënyrë që të vë në pah format e bukura të gjinisë femërore dhe ndihesh rehat.

Atelieja  e Vjollca Lapashticës, gjendet afër Komunës së re të Prishtinës, rr. Ahmet Krasniqi, Lagjja Arbëria, Prishtinë.

Fotosesioni është realizuar në një ambient shumë përrallor, modele: Diana Avdiu, dhe fotografia Norik Uka.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)