ZRRE shqyrton sot të hyrat e lejuara për KOSTT, KEDS dhe KESCO

Prishtinë, 7 shkurt - Bordi i Zyres së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) mban mbledhjen e radhes në të cilën do të shqyrtojë propozimin për të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2022 për OST/OT (KOSTT).
ZRRE po ashtu shqzrton propozimin per të hyrat e lejuara maksimale për vitin relevant tarifor 2022 për OSSH (KEDS) si dhe propozimin për të hyrat e lejuara maksimale për vitin relevant tarifor 2022 për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO).
Ndërsa shqyrtimi i propozimit të tarifave me pakicë për Furnizuesin me Shërbim Universal do të jetë në seancën e radhës të Bordit të ZRRE-së.