Delegacioni i FMN-së viziton KEK-un
Prishtinë, 2 gusht - Sot, Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), respektivisht Termocentralin Kosova B, e ka vizituar një delegacion i lartë i Fondit Monetar Ndërkombëtarë (FMN) të cilët janë mirëpritur nga zv. Kryeshefi Ekzekutiv, Përparim Kabashi me bashkëpunëtor.
Kabashi ka njoftuar delegacionin për gjendjen aktuale, rezultatet e arritura, si dhe sfidat dhe proceset nëpër të cilat po kalon KEK-u, e me theks të veçantë për implementimin e projektit të Dilatimeve në Kaldatë e njësive B-1 dhe B-2 që njëherësh është parapërgatitje për implementimin e projektit të Elektro-Filtrave dhe pajisjeve për zvogëlimin e DeNOx-it.
Për më tepër, delegacioni është njoftuar edhe për projektin e modernizimit të turbinave i cili planifikohet te realizohet ne vitin e ardhshëm dhe i cili pritet të rris kapacitetin e prodhimit për rreth 14 MW për njësi.
Implementimi i projekteve të lartë cekura do të përfundoj rehabilitimin e njësive B-1 dhe B-2 dhe do rrisin efiqiencën dhe kapcitetitn e prodhimit të energjisë elektrike, jetëgjatësinë e TC Kosova-B, si dhe në aspektin ambiental, termocentrali do të operoj brenda standardeve të direktivave të Bashkimit Evropian.