05 Maj 2024

ZRRE: Çmimi i rrymës do të rritet

Prishtinë, 11 shtator - Bordi i ZRRE-së e quan të domosdoshme rritjen e çmimit të energjisë për 5.18 për qind. Kësisoj i është përgjigjur shoqërisë civile, që madje ka dhënë ultimatum për revokimin e vendimit për rritjen e çmimit të rrymës.

“Bordi i ZRRE-së ka analizuar çdo detaj të këtij shqyrtimi duke përfshirë edhe të gjitha pakënaqësitë e shprehura të konsumatorëve dhe ka arritur në përfundim se vendimi për ngritje të tarifave elektrike prej 5.18% është i domosdoshëm për një furnizim të mirëfilltë”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së, teksa thuhet se e vetmja rrugë për revokim apo ndryshim të Bordit të ZRRE-ë, sipas kërkesës së paraqitur është apelimi tek gjykata kompetente.

“Bordi i ZRRE-së, ju bënë thirrje të gjithë palëve të interesit dhe organizatave nënshkruese të kësaj kërkese, të ushtroni të drejtën tuaj dhe të veproni duke ndjekur rrugët ligjore/institucionale të Republikës së Kosovës të parapara me legjislacionin në fuqi nëse konsideroni se është bërë ndonjë shkelje ligjore e kompetencave të ZRRE-së gjatë marrjes së këtij Vendimi”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së.

Bordi i ZRRE-së ju njofton se të gjitha kundërshtimet e qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile rreth shqyrtimit të jashtëzakonshëm janë shqyrtuar me seriozitetin më të madh.

“Përkundër komenteve të paraqitura, legjislacioni në fuqi dhe rregullat e tregut energjetik e kanë pamundësuar Bordin e ZRRE-së të merr Vendime ndryshe nga ato të cilat janë marrë. Bordi i ZRRE-së thekson se bashkëndien me të gjithë qytetarët sa i përket ngritjes së tarifave të energjisë, si edhe ngjarjeve të tjera që i kanë paraprirë këtij vendimi, por duhet të kuptohet se mandati i Bordit të ZRRE-së si dhe obligimet janë të përcaktuara në bazë të ligjit për Rregullatorin e Energjisë dhe Ligjeve tjera në fuqi. Në rastin e këtij shqyrtimi të jashtëzakonshëm, Bordi i ZRRE-së sipas rregullave përkatëse të sektorit energjetik ka miratuar vetëm kosto minimale të arsyeshme që t’ju sigurojë konsumatorëve furnizim të mirëfilltë me energji elektrike me gjithë vështirësitë esektorit energjetik në Kosovë”, thuhet në komunikatë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)