12 Maj 2024

Zhvendosja e banorëve të Hades diskutohet edhe në takimet e BB-së

Prishtinë, 15 dhjetor - Zhvendosja e banorëve të fshatit Hade të Komunës së Obiliqit është diskutuar edhe në takimin e Bordit të Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore në Washington.

Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) mban konferencë për media lidhur me gjetjet e raportit hetues të panelit të inspektimit të Bankës Botërore për zhvendosjen e dhunshme të banorëve të fshatit Hade.

Paneli i Inspektimit ka publikuar dëme të konsiderueshme dhe të pa-riparueshme të shkaktuara gjatë zhvendosjes, për t’i hapur rrugë mihjeve për termocentralin “Kosova e Re.”

Përcaktimi i Komunës së Obiliqit si zonë me interes të veçantë ekonomik sipas Panelit të Inspektimit, nuk është në pajtueshmëri me praktikat ndërkombëtare.

 Për më tepër, paneli thotë që një proces i tillë i zvarritur me vite të tëra dhe ndarja e komunitetit, nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare apo politikat e Bankës Botërore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)