05 Maj 2024

Yesilkilic: Njehsorët, të markave më të mira në Evropë

Prishtinë, 5 mars - Drejtori menaxhues i Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), Vedi Yesilkilic, ka deklaruar se njehsorët që i ka instaluar KEDS-i te konsumatorët kosovarë janë në mesin e markave më të mira në Evropë, në gjendje të përkryer pune dhe janë të kualitetit që garanton lexim të drejtë të energjisë që  konsumoni.

“Kualiteti i njehsorëve është testuar para instalimit të tyre në shtëpitë e tuaja, me qëllim që të sigurohet saktësi në matje të energjisë së konsumuar”, ka theksuar drejtori Yesilkilic për gazetën “Epoka e re”.

Sipas tij, KEDS-i ka identifikuar një numër të vogël të njehsorëve me defekte para instalimit gjatë fazave testuese në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe me Agjencinë e Metrologjisë. “KEDS-i nuk ka lejuar instalimin e tyre bazuar në parimin tonë për të instaluar vetëm pajisje cilësore dhe që performojnë drejt te konsumatorët”, ka thënë ai.

Yesilkilic ka falënderuar Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Agjencinë e Metrologjisë për bashkëpunim të vazhdueshëm profesional. “KEDS-i është i përkushtuar t’i përmbahet legjislacionit të Republikës së Kosovës dhe të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet publike vendore”, ka theksuar ai.

Yesilkilic ka vlerësuar se konsumatorët kosovarë janë partnerët e KEDS-it. “Neve na nevojiten mendimet tuaja sa herë që konsideroni se ato janë në dobi tuajën dhe në lidhje me cilësinë e shërbimeve tona, andaj ju inkurajojmë të na kontaktoni, sepse KEDS-i vlerëson që mendimet tuaja janë të një rëndësie të lartë për ne”, ka thënë ai.

Yesilkilic ka shtuar se KEDS-i ofron transparencë të plotë për t’i informuar qytetarët drejt për gjendjen e krijuar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)