VV: Përkrah protestën për mungesën e energjisë në Suharekë


Prishtinë, 6 nëntor - Qendra e Lëvizjes Vetëvendojse! në Suharekë e përkrahë protestën e drejtë të punëtorëve të bizneseve private në Zonën Industriale, të cilët po protestojnë për mungesë të energjisë elektrike në këtë zonë.
Kjo gjendje e furnizimit me energji elektrike po u shkakton humbje të mëdha prodhuesve vendor të cilët edhe ashtu nuk janë në gjendje të mirë si pasojë e mospërkrahjes nga qeverisja e deritanishme.