28 Prill 2024

Vikendi me me reshje të dobëta të borës dhe temperatura të ulëta

Prishtinë, 6 janar - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Në këto kushte sipas IHK-së do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobeta të borës.

Gjatë natës presioni atmosferik do të rritet duke krijuar kushte për nderprerjen e reshjeve, por që në viset malore reshjet do te vazhdojne edhe gjatë natës dhe ne pjesen e pare të ditës së shtune.

Temperaturat minimale gjatë vikendit parashihen të zbresin deri -19 gradë Celsius, kurse maksimalet e dites parashihen të rriten deri -7 gradë Celsius.

IHK thekson se do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes me shpejtesi mbi 12m/s.

Reshjet e borës të regjistruara në orën 14:00 në territorin e Republikës së Kosovës janë:

- Prishtinë 35 cm
- Podujevë 36 cm
- Pejë 11 cm
- Malishevë 19 cm
- Gjakovë 25 cm
- Budakovë 75 cm
- Kotlinë (Kaçanik) 57 cm dhe
 - Gadime (Lipjan) 65 cm.
-Ferizaj 43 cm trashësia e borës
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)