07 Maj 2024

Vështirësohet furnizimi me energji elektrike pas problemeve në prodhim

Prishtinë, 9 nëntor - Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS ka njoftuar se se është vështirësuar furnizimi me energji elektrike. Kjo ka ndodhur si rezultat i devijimit nga prodhimi. 

Në funksion sipas KEDS janë vetëm dy blloqe nga pesë sa mund të prodhojnë, një i TC Kosova B dhe një i TC Kosova A.

KEDS ka theksuar se këto nuk mjaftojnë për furnizim stabil me energji elektrike. Për më tepër, ka gjasa që edhe blloku i TC Kosova A që është në prodhim, përkatësisht A3 të ndalet edhe ai për shkak të problemeve eksterne në termocentral.

Por, KEK ka siguruar 120 megavatë/orë shtesë nga KESH që do të jenë në dispozicion nga ora 12:00.

Aktualisht, KEDS/KESCO është duke importuar mbi 200 megavatë/orë energji elektrike, por kjo sasi nuk mjafton.

Ekipet e KEDS/KESCO-os kanë nisur menjëherë negociatat për import shtesë, por në bazë të rregullave ndërkombëtare nevojiten së paku 4 orë derisa të fillojë liferimi i energjisë nga importi.

Nga mungesa aktuale mund të ketë reduktime minimale, të cilat pritet të tejkalohen pas orës 13:00.

KEDS/KESCO kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve për këtë situatë të krijuar, edhepse ka ardhur nga jostabiliteti në prodhim, që nuk është nën kompetencë të tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)