05 Maj 2024

Veseli ia prezanton investitorit gjerman mundësinë investive të Kosovës

Prishtinë, 7 maj - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli  sot është takuar Volker Harzbecker, përfaqësues i kompanisë Babcock Borsig Steinmüller GmbH nga Gjermania, e njohur në fushën e prodhimit të energjisë.

“Harzbecker më prezantoi projektin e rindërtimit të Termocentralit “KOSOVA A”. Kompania gjermane ka bërë një studim të shkëlqyeshëm rreth kësaj mundësie dhe ne në institucionet e Kosovës, duhet të krijojmë me urgjencë gjithë ambientin e duhur ligjor që ide të tilla inovative dhe zhvillimore të realizohen”, ka shkruar Veseli në profilin e tij social “Facebook”.

Sipas tij Interesimi i kompanive gjermane për ekonominë e Kosovës është një lajm shumë pozitiv për Kosovën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)