28 Prill 2024

Vazhdon furnizimi me ngrohje

Prishtinë, 14 prill - NP “Termokos” ka bërë të ditur se ka përcjellë me kujdes temperaturat e ajrit ditëve të fundit dhe duke u bazuar në parashikimet meteorologjike për ditët në vijim, ka marrë vendim, që furnizimi me ngrohje për rreth 20 mijë konsumatorë të vazhdojë edhe pas 15 prillit.

Bazuar në kërkesën e Kryeshefit Ekzekutiv, z.Fisnik Osmani vazhdimi i furnizimit me ngrohje është miratuar unanimisht nga Bordi i Drejtorëve të NP “Termokos” dhe është në kordinim të plotë me KEK-un.

Zgjatja e sezonit ngrohës 2022/2023 është në harmoni të plotë edhe me “Rregullën për kushtet e përgjithshme të furnizimit me energji” të ZRRE-së, sipas të cilës ndërmarrja mund të vazhdojë furnizimin e jashtëzakonshëm me ngrohje pas afatit të zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës, në rastet kur sipas parashikimeve meteorologjike nuk janë përmbushur kushtet klimatike për të ndërprerë furnizimin me ngrohje.

Furnizimi me ngrohje ditëve në vazhdim do t’iu përshtatet lëvizjes së temperaturave të ajrit dhe do të vazhdojë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)