12 Maj 2024

Ushtrimi i simulimit të gjendjes emergjente i suksesshëm

Prishtinë, 14 dhjetor - Ushtrimi i sotëm “KEK-TCA-1” është vlerësuar si i suksesshëm si nga zyrtarët e KEK-ut po ashtu edhe nga Agjencioni e Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës.  

Ky ushtrim ka pas për qëllim jo vetëm testimin e kapaciteteve operacionale të KEK-ut, por edhe menaxhimin, koordinimin dhe reagimin në raste fatkeqësish dhe krizash si dhe ka qenë i projektuar për përgatitjen e personelit për intervenim, komunikim, koordinim në mes udhëheqësve, menaxherëve dhe vendimmarrësve në situata emergjente. Ushtrimi i sotëm është realizuar në 3 faza: faza e përgatitjes, e zbatimit dhe faza e analizës pas ushtrimit.

Pas përfundimit të ushtrimit Drejtori i Operimeve te KEK-ut, Nijazi Thaqi theksoi: “Ushtrimi simulues që sapo përfundoi është i rëndësisë së veçantë jo vetëm për sigurinë e aseteve dhe të punëtorëve të KEK-ut por edhe për të gjithë banorët e Komunës së Obiliqit”.

I kënaqur me rrjedhën e ushtrimit u shpreh edhe Drejtori Agjencionit të Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës, Fadil Kodra.

“Ushtrimi simulues u realizua mirë, sigurisht se ka vend për përmirësime por ky ishte edhe si test i planit emergjent të KEK-ut, unë i përgëzoj të gjithë pjesëmarrësit dhe shpresoj se ushtrimin e radhës do të jemi edhe më të suksesshëm” theksoi z.Kodra.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)