05 Maj 2024

USAID do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Prishtinë, 14 mars - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli ka pritur të premten shefen e Misionit të USAID-it në Kosovë, Maureen Shauket me të cilën ka biseduar për situatën ekonomike në vend me theks të veçantë projektet që janë në implementim e sipër në fushat që mbulon MZHE.

Znj. Shauket është interesuar për fazën në të cilën ndodhen projektet e fushës së energjisë, minierave dhe sektorë tjerë në të cilët USAID në mënyra të ndryshme është i involvuar duke dhënë një kontribut të çmuar.

Me këtë rast, Ministri Ismajli e falënderoi znj. Shauket për mbështetjen që institucioni që drejton i ka dhënë Kosovës dhe vazhdon t’i japë edhe më tutje, duke vlerësuar lartë kontributin e USAID edhe në projekte konkrete që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.

Ismajli dhe Shauket  vlerësuan bashkëpunimin e deritashëm dhe shprehën gatishmërinë që ky bashkëpunim me po këtë intensitet të vazhdojë edhe në të ardhmen për çka ekziston gatishmëria e dyanshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)