UNDP lanson javën e filmit për mjedisin
Prishtinë, 1 qershor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) lanson Javën e Filmit për Mjedisin që fillon nga 1-4 Qershor.
Qëllimi i kësaj jave është vetëdijësimi i njerëzve mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit në Kosovë.
Filmat do të shfaqen çdo ditë duke filluar nga ora 18.00 në lokalet e American School of Kosova, Pallati i Rinisë. Java është e hapur për të gjithë të interesuarit dhe hyrja është falas. Më poshtë janë detajet e filmave që do të shfaqen dhe orari i tyre.
1. E vërteta e pakëndëshme është film dokumentar i shfaqur për herë të parë në vitin 2006 për fushatën e ish nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara Al Gor për ti edukuar njerëzit rreth ngrohjes globale.
Al Gor, përkrahës i mjedisit për një kohë të gjatë, në vitet e 7-ta kishte kuptuar për herë të parë për ngrohjen globale dhe që nga koha që e ka përfunduar mandatin e tij, ai është bërë përkrahës i pasionuar për ndryshimet e mëdha dhe të vogla në ligjet dhe mënyrën e jetesës sonë që mund të ndihmojnë në zbutjen e kësaj krize.
E vërteta e pakëndëshme është një prezantim multimedial i prezantuar nga Al Gor, ku ai diskuton për faktet shkencore prapa ngrohjes globale dhe shpjegon se si ajo tanimë ka filluar të ndikojë në mjedisin tonë.
2. Ora e njëmbëdhjetë është film dokumentar ku aktori Leonardo DiCaprio është producent dhe lexues i tekstit. Në këtë dokumentar trajtohet çështja e gjendja e mjedisit natyror.
Me kontributin e dhënë nga mbi 50 politikanë, shkencëtarë dhe aktivist të mjedisit, përfshirë edhe ish-udhëheqësin sovjetik, Mihail Gorbaçov, fizikanin Stephen Hawking, fituesin e çmimit Nobel Wangari Maathai dhe gazetarin Paul Hawken, filmi dokumenton problemet serioze me të cilat është duke u ballafaquar sistemi jetësor i planetit.
Ngrohja globale, shpyllëzimi, zhdukja në masë e specieve si dhe varfërimi i vendbanimeve në oqeane adresohen këtu.
3. Peizazhet e prodhuara është film dokumentar që ka fituar çmime në mbarë botën. Në këtë dokumentar, artisti/fotografi kanadez Edward Burtynsky adreson projektin e gjerë të civilizimit modern si dhe ndikimin e tij shkatërrues në tokë.
Skenat si deponitë e pafundme në Kinë, kantieret e anijeve në Bangladesh dhe duzinat shtrihen gjatë tërë dhe përtej kornizës së filmit. Qëllimi i tij është që të portretizojë marrëdhënien e njeriut me natyrën në rrugëtimin e tij për progres.
4. Epoka e budallait është një film i ri epik nga McLibel i regjisorit Franny Armstrong. Pete Postlethwaite, aktor in nominuar për çmimin Oskar, luan rolin e një njeriu që jeton i vetmuar në botën e shkretuar në vitin 2055, një botë e shkatërruara nga ndryshimet katastrofale klimatike.
Një arkivistit, emri i të cilit nuk është bërë i njohur, i besohet që të ruaj depon e artit dhe njohurisë së mbijetesës njerëzore.
I vetëm në këtë deponi që është larg nga Arktiku i madh i shkrirë, ai i shikon incizimet e arkivuara nga koha e kaluar, atëherë kur ne kishim mundësi ta shpëtonim vetën tonë, për të parë se ku ndodhi gabimi.