06 Maj 2024

UNDP e gatshme të përkrahë projektet mjedisore

Prishtinë, 13 korrik - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur sot në takim Zëvendësdrejtorin Regjional të UNDP-së për Evropën, Olivier Adam, i shoqëruar nga Andrew Rusell, shef i UNDP-së në Kosovë me bashkëpunëtorë,  me ç’rast u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve mjedisore.

Ministri Agani, fillimisht e falenderoi Zëvendësdrejtorin Regjional të UNDP-së për Evropën, Olivier Adam, për ndihmën që ky institucion i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës.

Ministri Agani më pas e njoftoi atë për punën që është duke u bërë në këtë ministri, si dhe për projektet që janë duke u zhvilluar, por edhe që pritet të zhvillohen në të ardhmen.

Zëvendësdrejtori Regjional i UNDP-së për Evropën, Olivier Adam, së pari falenderoi ministrin Agani për gatishmërinë e bashkëpunimit, ndërsa shtoi se do të përkrahin çdo projekt që ka për synim ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve, me theks të veçantë ato që ndërlidhen me ruajtjen e mjedisit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)