06 Maj 2024

Turqia redukton me 30% importin e energjisë

Ankara, 8 nëntor - Energjia elektrike që Turqia ka blerë këtë vit për periudhën janar-shtator nga vendet fqinje është pakësuar me 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Importi i Turqisë në energji elektrike për periudhën janar-shtator 2016 është pakësuar me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në periudhën janar-shtator të vitit të kaluar Turqia kishte blerë nga Greqia, Bullgaria, Gjeorgjia, Iraku dhe Irani gjithsej 4 miliardë e 654 milionë e 21 mijë kilovat/orë energji elektrike.

Kurse sasia e energjisë elektrike që është blerë në të njëjtën periudhë të këtij viti nga Greqia, Gjeorgjia, Bullgaria dhe Azerbajxhani ka rënë në 3 miliardë e 244 milionë e 448 mijë kilovat/orë.

Për energjinë e importuar në periudhën janar-shtator të vitit të kaluar janë paguar 290 milionë e 417 mijë dollarë, kurse për të njëjtën periudhë të këtij viti kjo shifër është pakësuar me 46% dhe ka rënë në 155 milionë e 801 mijë dollarë. Kështu 134 milionë e 616 mijë dollarë në këtë periudhë kanë mbetur brenda vendit.

Në reduktimin e importit të energjisë kanë ndikuar fokusimi në burimet vendore në prodhimin e energjisë elektrike dhe në burimet e energjisë së ripërtëritshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)