10 Maj 2024

Turqia ndërton termocentral me kapacitet 800 MW

Ankara, 8 shkurt - Ka përfunduar tenderi për Termocentralin Çayirhan në qytezën periferike Nallihan të Ankarasë, model i parë për prodhimin e energjisë elektrike nga qymyrguri vendas, një projekt i nisur vetëm pak kohë më parë nga ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak, për të reduktuar vartësinë e jashtme në energji.

Tenderi i Kompanisë Shtetërorë të Prodhimit të Energjisë në Turqi (EÜAŞ) për prodhimin e energjisë elektrike dhe privatizimin e fushës qymyrgurore në Çayirhan u fitua nga partneriteti i firmave “Kolin-Kalyon Enerji” dhe “Çelikler”.

Konsorciumi do të ndërtojë një termocentral me kapacitet të instaluar 800 MW dhe do të investojë 1,1 miliardë dollarë në këtë zonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)