06 Maj 2024

‘Transitit të Merkurit’ sot në Prishtinë

Prishtinë, 9 maj - Me rastin e ‘Transitit të Merkurit’, e cila është një dukuri relativisht e rrallë, klubi ”Astronomy Outreach of Kosovo” organizon eveniment publik në Sheshin ”Zahir Pajaziti”, Prishtinë.

Ky klub ka krijuar një event në rrjetin social “Facebook”, duke u bërë thirrje të gjithëve për të përcjell nesër këtë dukuri të rrallë, që njihet pothuajse si eklips.

“Pasi që planeti i Merkurit është me afër Diellit sesa Toka, atëherë sot duke filluar nga ora 13:00, ky planet do të kaloj në mes Tokës dhe Diellit, përgjatë diskut të Diellit, dhe do të duket nga një pjesë e botës duke përfshi edhe Kosovën. Ky fenomen është shumë i rrallë dhe paraqitet vetëm njëherë në një dekadë,”thuhet në postimin e klubit.

Ata njoftojnë se kjo dukuri për herë të fundit ka ndodhur në vitin 2006.

“Për të gjithë të interesuarit, klubi ynë do të paraqet të gjitha pajisjet optike solare dhe shumë të sigurta në Sheshin ”Zahir Pajaziti” për të vëzhguar këtë dukuri të jashtëzakonshme së bashku me ju. Për të gjithë qytetarët do të shpërndajmë syze solare falas!”, kanë shkruar në facebook.

Ky aktivitet do të shoqërohet edhe me shumë ligjërata, video, imazhe dhe mysafirë të veçantë! 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)