Trafoja e re sjell edhe zgjerimin e hapësirës së pushimit në Prizren




Prizren, 29 mars - Banorët e rrugës Remzi Ademaj në Prizren, kanë përfituar një trafo të re elektrike dhe bashkë me trafon e re, falë investimit të KEDS-it, ata kanë përfituar edhe zgjerim të hapësirës për pushim.
Naim Arapi menaxher për projekte në KEDS tha se trafoja e vjetër është zëvendësuar me atë të re me fuqi 1000 kvA (kilovolt Apmer).
Përveç, përmisimit të furnizimit më të mirë të energjisë, banorët e kësaj lagjeje kanë përfituar edhe një hapësirë për reaksion apo pushim, pasi që trafoja e re është ndërtuar në një hapësirë tjetër, tha Arapi.
Sipas tij, me këtë investim, KEDS ka treguar se në kuadër të përmisimit të energjisë elektrike, kujdeset edhe për imazhin e qytetit.
Edhe banorët e lagjes thonë se përfitimi nga ky investim ka qenë i dyfisht.
Trafoja e vjetër ka qenë e vendosur shumë keq. Hapësira që ka ekzistuar nuk kemi pasur mundësi ta shfrytëzojmë për shkak trafos që ka qenë në mes, kurse tash trafoja e re është vendosë në një vend më të përshtatshëm dhe hapësira është liruar, tha Avdullah Krasniqi banor i lagjes.
Afër hapësirës së krijuar për pushim, gjendet edhe Gjimnazi Remzi Ademaj. Nxënësit e kësaj shkolle thonë se janë shfrytëzuesit e rregullt të kësaj pushimoreje.
Pushimin e gjatë e shfrytëzojmë në këtë hapësirë, tregon nxënësi i kësaj shkolle, Enver Gashi, sipas të cilit zgjerimi i kësaj hapësirë është i mirëseardhur.
Menaxheri i projektit në KEDS Naim Arapi, tha se është i kënaqur që ky investim ka arritur efekt të dyfisht.
Sigurisht që jemi të kënaqur që me këtë investim kemi arrit të përmisojmë furnizimin me energji elektrike, njëherësh edhe zgjerimin e hapësirës publike, tha Arapi.