09 Maj 2024

Termokos-i, shfrytëzon rreth 50 % të energjisë termike nga KEK-u

Prishtinë, 7 shkurt - Kohën e fundit një ndër temat aktuale të qytetarëve të Prishtinës dhe padyshim një ndër brengat kryesore të qytetarëve të vendit është edhe ndotja e ambientit.

Drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në KEK, Skënder Bucolli, ka theksuar se të gjithë këta tymtar janë nga Prishtina deri në Miloshevë.

“Është e vërtet se termocentralet e KEK-ut që nga ndërtimi i tyre nuk ishin dizajnuar të jenë miqësore për ambientin. Mirëpo, Duhet theksuar se ndotja nga KEK-u është konstante gjatë gjithë vitit. Ndërsa, edhe sipas raportit të Ambasadës Amerikane del se përkeqësimi i gjendjes së ambientit fillon ne muajin Tetor, kur fillon nxemja e amvisërive por edhe nga veturat e stërvjetruara”, ka theksuar ai.

Sipas tij duke qenë se nga 140 MW energji termike të instaluar, Termokosi arrin ti pranojë diku rreth 65 MW energji termike d.m.th. më pak se 50 % të kapaciteti të instaluar, madje kjo rezulton që nga fillimi i këtij projekti.

“Prandaj, në këtë drejtim është mëse e domosdoshme të mendohet në gjetjen e fondeve për zgjerimin e rrjetit të Termokosit në Prishtinë, por edhe në Obiliq e Fushë Kosovë. Kjo do të ulte në masë të madhe kërkesën për konsum të energjisë elektrike por do të ndikonte dukshëm edhe në përmirësimin e ambientit”, ka theksuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)