20 Prill 2025

Temperaturat nga sot do të shënojnë ngritje të lehta

Prishtinë, 19 prill - Në parashikimin e motit për sot dhe nesër, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se pas gjithë këtyre reshjeve të cilat kanë përfshirë pjesën dërmuese të vendit, situata meteorologjike vije drejtë stabilizimit.

Kjo si pasojë e depërtimit të masave ajrore me presion të lartë mbi vendin tonë, të cilat do të mbesin të qëndrueshme deri në fundjavë.

Rreziku nga paraqitja e temperaturave të ulëta me vlera negative kaloi. Edhe pse reshjet e shiut të cilat vende-vende u shoqëruan me breshnizë, nuk kanë ndikuar dukshëm në dëmtimin e sektorit të pemëtarisë.

Ndonëse në viset malore ishin regjistruar temperatura rreth zeros, por intervali kohor i atyre temperaturave ishte i shkurt, gjë që nuk kanë krijuar dëme në pemëtari.

Temperaturat maksimale bashkë me ato minimale dita-ditës do të shënojnë ngritje të lehta.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

Në fushat barike do të ketë luhatje, por vlerat e tyre do të jenë për 9-12 milibar mbi normalen.

Cilësia e ajrit do të jetë në kufijtë e vlerave të shëndetshme, kjo si rezultat i aktiviteteve meteorologjike gjatë ditëve të fundit.

Indeksi UV do të jetë i lartë por jo në kufijtë e rrezikut. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)