10 Maj 2024

Temperaturat në vikend do të sillen nga - 8 deri 1 gradë celcius

Prishtinë, 12 janar - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga jugu dhe juglindja.

Në këto kushte sipas IHK-së do të mbajë mot  i vranët dhe me intervale me diell të cilat rreze do ta zbusin këtë situatë të acart që mbretëroi ditëve të fundit.

Gjatë natës temperaturat do të bijnë dei -8 gradë Celsius, kurse gjatë ditës do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike nesër do të shënoj vlerat nën normalën me çka dita e shtune sërish pritet që të kete zhvillim vranësirash të cilat do te shoqërohen me reshje shiu dhe bore.

Të dielen parashihet te mbajë mot me vranësira te shperndara dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do te zbresin deri në -8 gradë Celsius kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 0 der 1 C Celsius.

Gjatë kësaj periudhe parashihet të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi deri 8m/s.
  
Java e ardhshme parashihet të jetë me reshje bore por temperaturat nuk do të zbresin shumë, minimalet  do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 dri 0 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja.


  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)