12 Maj 2024

Të zbatohen normat e lejuara të shkarkimeve në ajër nga automjetet

Prishtinë, 14 dhjetor - Partia e Drejtësisë vlerëson se cilësia e ajrit në kryeqytet dhe disa qytete të tjera të vendit meriton vemendje shumë më të madhe institucionale se sa deri më tani, si në aspektin e shtimit të buxhetit për realizimin e projeksioneve zyrtare strategjike në këtë aspekt, ashtu edhe zbatimit strikt të legjislacionit në fuqi që e rregullon këtë fushë.

Si masë urgjente për përmirësimin e cilësisë së ajrit, Partia e Drejtësisë kërkon zbatimin e menjëhershëm dhe të plotë  të Udhëzimit Administrativ Nr. 08/2016 të Qeverisë \"Për normat e lejuara të shkarkimeve në ajër nga burimet e lëvizshme të ndotjes\", që ende nuk ka filluar të zbatohet në mënyrë të duhur, gjë që ndërmjet fajtorëve të tjerë ka rezultuar me vazhdimin e ndotjes ekstreme të ajrit në ditë të caktuara me pasoja serioze për shëndetin publik të qytetarëve.

PD thekson se fillimi i menjëhershëm i matjes së shkarkimeve në ajër nga automjetet në bazë të këtij Udhëzimi Administrativ, si pjesë e procedurës për regjistrimin e tyre, është mënyra më e shpejtë për vënien në kontrollë të ndotjes së ajrit nga mjetet e komunikacionit rrugor, që paraqesin njërin prej burimeve më të mëdha të ndotjes së ajrit, veçanërisht në qendrat urbane.

Partia e Drejtësisë përkujton instituicionet e vendit dhe opinionin publik se ky Udhëzim Administrativ me dispozita edhe më rigoroze për sigurimin e cilësisë së ajrit ka qenë në fuqi edhe prej vitit 2011 por asnjëherë nuk është zbatuar nga Qeveria e vendit.  

Partia e Drejtësisë kërkon nga Qeveria e Kosovës e veçanërisht nga Ministria e Infrastrukturës, e cila  drejtëpërdrejtë është e obliguar për implementimin e këtij akti tejet të rëndësishëm nën-ligjor, që menjëherë të fillojë zbatimin e tij në mënyrë që të mbrojnë në mënyrë adekuate shëndetin e qytetarëve të Kosovës e në veçanti banorëve të kryeqytetit dhe qendrave kryesore urbane.

Partia e Drejtësisë kërkon poashtu që në proçesin e miratimit të buxhetit për vitin 2017 vemendje e veçantë ti kushtohet plotësimit të kërkesave të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për buxhet shtesë me qëllim të realizimit të objektivave për mbrojtjen e cilësisë së ajrit të përcaktuara me Strategjinë për Mbrojtjen e Mjedisit  dhe Ligjin për Ajrin, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)