03 Maj 2024

Tahiri: Pala serbe erdhi me tendenca

Bruksel, 12 maj - Në takimin e mbajtur dje në Bruksel është disktuar për energjinë dhe çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjes dhe planit për veprim për energjinë.

Tahiri ka thënë pala serbe vazhdimisht ka tentuar të nxisë diskutime edhe për legalizimin e operatorëve ilegal serb të energjisë që veprojnë në veri të vendit, ndër tjerash ka pasur kërkesa për ta licensuar kompaninë ilegale “Elektrokosmet”

Ministrja e dialogut, Edita Tahiri pas këtij takimi ka deklaruar se bisedimet kanë qenë të gjata dhe të rënda dhe ky takim kishte për qëllim tejkalimin e disa pengesave në drejtim të zbatimit të marrëveshjes për energjinë. Takimi ka përfunduar pa rezultate, për shkak se Serbia tërë kohën është angazhuar që të paraqesë kërkesa të reja që bien ndesh me marrëveshjen e Brukselit për energji, transmeton rtklive.

Pala serbe ka pasur tendenca që të bisedohet për distribucionin e energjisë, për të cilin marrëveshja e bën të qartë se nuk do të ketë kompani të tjera që mund të japin shërbime për distribucionin e energjisë, sepse në bazë të kornizës legjislative në Kosovë vepron një kompani publike për këtë çështje e që është KEDS-si.

Pala e Kosovës ka refuzuar kategorikisht që të diskutohet për temën e distribucionit të energjisë, si dhe për të gjitha temat tjera që janë jashtë marrëveshjes së nënshkruar nga të dyja shtetet dhe Bashkimi Evropian.

Në këtë kontekst, ministrja Tahiri ka shtuar se pala serbe vazhdimisht ka tentuar të nxisë diskutime edhe për legalizimin e operatorëve ilegal serb të energjisë që veprojnë në veri të vendit, ndër tjerash ka pasur kërkesa për ta licensuar kompaninë ilegale “Elektrokosmet” për ofrim të shërbimeve komerciale, gjë që pala kosovare nuk e ka pranuar, duke kërkuar që Serbia të shuaj të gjithë operatorët e saj ilegal në Kosovë dhe të mos e shkel marrëveshjen e Brukselit, transmeton rtklive.

Ministrja Tahiri ka potencuar se pala Serbe me qëllim po e vonon dorëzimin e kontrollit të nënstacionit të Vallaqit tek autoritetet e Kosovës, duke shkelur marrëveshjen për energjinë, si dhe në takimin e fundit të ENTSO-së (Organizatës evropiane të autoriteteve të transmisionit) ka krijuar pengesa të reja në anëtarësimin e autoritetit të transmisionit të Kosovës (KOSTT) në ENTSO-i, duke shkelur pikën 2. të Marrëveshjes për energjinë.

“Tendencat e vazhdueshme të Serbisë për të rihapur marrëveshjet janë prezentë edhe ne temat tjera, me të cilat Serbia po bëhet pengesë për zbatimin e marrëveshjeve, të cilat i ka nënshkruar në Bruksel”, ka theksuar ministrja Tahiri.

Delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga Ministrja Edita Tahiri kishte në përbërje Valon Murtezaj, këshilltar politik i Kryeministrit, Dren Zeka dhe Elona Cecelia, këshilltarë politikë të ministres Tahiri, Naim Bejtullahu, kryeshef i KOSTT-it, Kadri Kadriu, zëvendeskryshef i KOSTT-it, Merita Kostari dhe Krenar Bujupi, anëtarë të bordit të Zyrës për Rregullatorin për Energji, Ardrit Gashi dhe Kushtrim Thaçi, këshilltarë politik të ministrit Blerand Stavileci.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)