26 Dhjetor 2024

Sulmohen punëtorët e KEK-ut në detyrë

Prishtinë, 9 shkurt - Korporata Energjetike e Kosoves (KEK) përmes një komunikate ka njoftuar se dje janë sulmuar punëtorët e KEK-ut në detyrë, përkatësisht Bekë Nikqi, Bashkim Zekaj, Gëzim Gashi dhe Zenun Shala. Ata janë sulmuar gjatë vizitës tek konsumatori me shifër 9030648 NTB Bibita në Vitomiricë të Pejës.

Rasti kishte ndodhur pasi ekipi i KEK-ut po bënte kontrollin e pikave matëse të konsumatorëve të madhej me qëllim të luftimit të humbjeve komerciale, përkatësisht vjedhjeve të energjisë elektrike.

Pasi kishin vizituar 13 konsumatorë, punëtorët kur i ishin lajmëruar punëtorit të sigurimit të kësaj kompanie se janë nga KEK-u, ai nuk e kishte lejuar matjen, përderisa edhe ekipi ishte kërrcënuar. Punëtorët menjëherë kanë njoftuar për kërcënimin, për çka Policia e Kosovës kishte shkuar në vendin e ngjarjes. Por, punëtorët janë sulmuar fizikisht të gjithë në prezencë të organeve të rendit, ndërsa më keq kanë pësuar punëtorët e korporatës Gëzim Gashi dhe Zenun Shala. Më pas të gjithë punëtorët për shkak të lëndimeve është dashur të shkojnë në Qendrën Emergjente të Spitalit të Pejës për të kërkuar ndihmë mjekësore. Me rastin po merren organet e hetuesisë.

KEK sh.a. dënon ashpër këtë sulm ndaj punëtorëve në detyrë, shprehë indinjatën e thellë tek organet e rendit pasi sulmi ka ndodhur në prani të policisë, kërkon nga organet e rëndit që përfaqësuesit e tyre të jenë në nivel të detyrës në mënyrë që të mos përsëritën më raste të tilla  dhe apelon tek institucionet kompetente që të ndërmarrin masa të rrepta ndaj sulmuesve, në mënyrë që të marrin dënimin e merituar.

KEK shprehë përkrahjen e plotë për punëtorët të cilët kryejnë detyrat e tyre dhe do të mbrojë përformancën e tyre në rrugë ligjore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)