26 Dhjetor 2024

Stabilizohet situata e furnizimit me energji elektrike

Prishtinë, 5 shkurt - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se se situata e furnizimit me energji elektrike është stabilizuar falë përkushtimit të jashtëzakonshëm të punëtorëve të korporatës dhe reagimit të shpejtë të menaxhmentit për të siguruar energji elektrike shtesë.

Aktualisht në sistem janë njësitë A3, A4, B2 dhe HC Ujmani, ndërsa sasia tjetër po sigurohet nga importi. Gjendja është stabilizuar dhe që nga ora 17:30 nuk ka reduktime për asnjë kategori. Gjendja ishte rënduar pas ndaljes së blloku B1 si pasojë e një problemi teknik në kabllo.

KEK ka reaguar menjëherë duke aktivzuar njësinë A3 e cila shumë shpejt pritet të arrijë në nivelin maksimal të prodhimit. Në njësinë A4 janë paraqitur probleme me njërën nga pompat furnizuese dhe punëtorët e mirëmbajtjes janë duke dhënë maksimumin që blloku të arrin në nivel maksimal të prodhimit.

KEK kërkon ndjesë ndaj konsumatorëve për vështirësinë momentale të furnizimit që ndodhi sot. Furnizimi gjatë muajve të fundit nuk ka rënë asnjëherë nën 1000 megavatë/orë në kohë piku, duke shënuar rekordin në 1170 megavatë/orë, mbi 200 megavatë më i lartë se ai paraprak prej 965 megavatë/orë që ishte shënuar me rastin e Shpalljes së Pavarësisë, përkatësisht me 17.02.2008.

Ky nivel furnizimi është arritur falë përgatitjes maksimale të korporatës. KEK është i përkushtuar dhe i përgatitur që në nivelin e javëve dhe muajve të kaluar ta vazhdojë furnizimin edhe më tutje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)