15 Maj 2024

Stabilizohet rryma në Kosavë të Dragashit

Prishtinë, 6 tetor - Banorët e fshatit Kosavë të Dragashit, kanë përfituar rrjet të ri energjetik. KEDS në këtë fshat,  ka investuar një trafo të re, si dhe ka bërë ndërrimin e 58 shtyllave.

Banorët e fshatit Kosavë shprehen të kënaqur me këtë investim në rrjetin e tyre të energjisë.

Kushtrim Guraj, i cili është edhe pronar i mediumit ”Opoja”,  tha se me këtë investim të KEDS-it, është përmirësuar dukshëm furnizimi me energji elektrike.  Ai tregon se rryma në këtë fshat ka qenë shumë e dobët.
 
“Tash e kemi rrymën e fortë”, shprehet ai.

Naim Arapi, menaxher për projekte në KEDS tha se synim kryesor i këtij investimi, është përmirësimi i infrastrukturës dhe furnizimi më i mirë i energjisë elektrike për banorët e Kosavës.

“Përveç, përmirësimit të furnizimit më të mirë të energjisë, banorët e Kosavës, ndihen më të sigurt për shkak të largimit të kabllove dhe telave të shkapërderdhur që kanë qenë deri më tash”, tha Arapi.

Ai tregon se trafo, që ka furnizuar me rrymë një pjesë të konsumatorëve të këtij fshatit, ka qenë shumë e vjetër dhe më fuqi të vogël prej 160 kilovoltëve, ndërsa është zëvendësuar me një të re prej 400 kilovoltëve..

“Jemi të kënaqur me përfundimin e këtij projekti”, tha Arapi.



 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)